Ne aktualisht kemi bërë një ndarje për karta individuale dhe karta kompanie.
Me kartat (tollon elektronik), klienti furnizohet në çdo pikë karburanti EiDA që ofrohet shërbimi.
- Kartat janë me parapagesë.
Rimbushja e kartës mund të paguhet me anë të bankës apo tek zyrat tona. Për çdo rimbushje ndiqen politikat e zbritjeve në varësi të sasisë së paguar.
Çdo operator mund të pajiset me një kartë. Kjo kartë ka të shënuar informacionin e detajuar për klientin dhe sasinë e lëngut që ka në përdorim.
Karta është e mbrojtur me kodin individual (PIN) që mund të ndërrohet nga personi që mban kartën.
Kompania siguron fshehtësi të të gjitha informacioneve të klienteve. Çdo informacion personal si dhe transaksion i kryer janë në mbrojtje nga kompania Jonë, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe atë europian për mbrojtjen e të dhënave personale. Respektojmë të gjitha të drejtat e klienteve për të dhënat personale sipas legjislacionit në fuqi.
Në rastin e kompanive krjohet një llogari Master dhe pastaj për çdo operator që është i përfshirë në këtë kompani sipas kushteve që parapërcaktohen nga kompania ,krijohen llogari të varura nga Masteri. Në këtë mënyrë personi i autorizuar, kontrollon në çdo veprim si kartën individuale ashtu edhe masterin.