Bitumi është një minerat natyror.
Bitum i zi, i ngurtë ose gjysmë i ngurtë, që shkrin në temp. mbi 110°C, përbëhet pothuaj krejtësisht nga karbon e hidrogjen dhe tretei plotësisht në tretës organikë. A. është produkti më i përhapur i shndërrimeve natyrore, 1 largimit të përbërësve flurorë, i oksidimit dhe i polimerizimit të naftës. Në botë ka vetëm disa vendburime asfalti. Në Shqipëri A. përbën masën kryesore të bitumit natyror në vendburimin e Selenicës, ku gjendet në trajtë trupash e thjerrëzash me përmasa të ndryshme brenda shkëmbinjve deltinorë e ranorë të pliocenit. Në teknikë, sidomos në praktikën e ndërtimit, A. quhet një përzierje bitumi natyror ose artificial me çakëll të imët ose rërë që përdoret sidomos për shtrimin e rrugëve.