Përbërësit kryesorë të naftës janë hidrokarburet. Kryesisht arenet, alkanet dhe cikloalkanet. Në naftë gjenden dhe komponime që pëmbajnë oksigjen, azot dhe squfur. Komponimet e azotit dhe squfurit i japin naftës erë jo të këndshme.
Vetitë
Nafta e papërpunuar është lëng me ngjyrë kafe në të zezë, por edhe me ngjyrë të çelët. Është më e lehtë se uji dhe nuk tretet në të. Nuk ka pike vlimi të caktuar. Vetitë fizike të naftës varen nga pëbërja kimke e saj. Eshte perzierje e perbere qe formohet nga gjallesat e vogla bimore e shtazore qe janë shtresuar para miliona vitesh ne fund te deteve te ceketa Nafta nuk qëndron aty ku formohet por leviz neper shtresat poroze te nentokes (rranore ose gëlqerore). Nen nafte qëndron uji kurse mbi te gazi natyror nen trysni te larte.